110 milionë për N’Golo Kanten!
Skuadra e Paris Saint Germin e ka seriozisht, ata me cdo kusht e dëshirojnë lojtarin e Chelseat.
Kampioni i Francës e kërkon mesfushorin më të mirë të Bluve të Londrës, N’Golo Kante, shkruan IndeksOnline.
Për 27-vjeçarin Chelsea kërkon plotë 110 milionë euro, por klubi i PSG-së insiston se çmimi është i shtrenjtë.
Edhe pse Kante disa herë ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga “Stamford”, oferta për pagën është dyfish më e madhe se në Angli.
Mbetët të shihet se çfarë do të bëjë ish-lojtari i Leicester Cityt../IndeksOnline/