75 Mall Live Search
08:44 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / C E

​110 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

110 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 88 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Ndërkaq, nga këta pacientë 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 110 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 88 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 582 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 53 janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.