10:26 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / AR

110 vjet më parë u realizua fluturimi i parë me avion postar

110 vjet më parë u realizua fluturimi i parë zyrtar me një avion postar.

Fluturimi i parë u bë nga Allahabadi në provincat e bashkuara të Indisë Britanike në Naini, ose rreth 10 kilometra nga pika e nisjes.

Më 18 shkurt 1911 ishte 23-vjeçari, Henri Pequet, që pilotoi avionin që mbante 6.500 letra.

Ai drejtoi një Humber-Sommer me rreth pesëdhjetë kuaj fuqi dhe udhëtimi i tij zgjati rreth 13 minuta.

Letrat ishin të shënuara “Posta e parë ajrore, Allahabad 1911”.