75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 01 Shtator 2024 / AR

‘Çmend’ aktorja 59-vjeçare, pozon me sytjena

Aktorja dhe modelja Elizabeth Hurley po shijon pushimet e saj ndërkohë që është ende verë. Ajo ka postuar një video me rroba banje të bardha dhe ka marrë 140 mijë pëlqime.

Në video shihet Hurley duke u larë në det dhe më pas duke bërë dush. Fansat u tërbuan për linjat e saj, transmeton Indeksonline.

“Nuk ka mundësi të jesh 59”, “Trup më i mirë se shumë 30-vjeçarë”, “Kjo është bukuri e pastër”, “Absolutisht perfekte”, “59-vjeçari në trupin e një 21-vjeçare”, “Nuk ke qenë kurrë më e bukur”, janë vetëm disa nga komentet.

Në një rast, Hurley zbuloi sekretin e linjës së saj – ajo shmang ushqimet e përpunuara.

“Unë nuk ndjek dietat e modës. Shija ime është mjaft e thjeshtë dhe gjithmonë shikoj se çfarë ha. Nuk pi lëngje jeshile, por nuk ha as ushqime të përpunuara. Që nga ajo kohë i shikoj etiketat e ushqimeve. Unë isha adoleshente”, tha ajo.

Së fundmi ajo hoqi dorë edhe nga sanduiçët e gatshëm që mund të blihen nëpër dyqane.

“I hoqa qafe një vit më parë. Unë ha ushqim normal – pulë të skuqur, pure patatesh dhe perime të ndryshme”, shtoi ajo, duke treguar se nuk shkon në palestër, por i pëlqen kopshtari dhe ecja./Indeksonline/