13:07 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / LB

“Mos ma përmend emrin”, “Këqyre veten në pasqyre” – Përplasje midis deputeteve të AAK-së dhe VV-së

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi dhe ajo e lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, kanë pasur një përplasje në Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike.

Shkak i kësaj përplasjeje ka qenë diskutimi në Raportin e auditimit të performances: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”.

“Je e vogël të merresh me mua, merru me letra se po ngritesh në ndonjë pozitë”, iu drejtua Bytytqi Tishukajt.

“Nuk je kurrkushi”, i tha Tishukaj, Bytyqit të AAK-së.

“E ti kush je, mos ma përmend emrin”, u përgjigj Bytyqi.

“Këqyrë veten në pasqyre, nuk vuaj nga bullizimi juaj”, iu drejtua Tishukaj-Sadiku.

Pas këtij debati, deputetja e AAK-së, e lëshoi mbledhjen e komisionit.