Osmani përfundon vizitën në Kolumbi: Mirënjohëse pafund për nderimin që iu bë Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përfundoi qëndrimin e saj zyrtar në Kolumbi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.
‘Nga vendlindja e mjeshtrit të shkrimit, Gabriel García Márquez dhe simbolit të çlirimit gjithandej Amerikës Latine, Simon Bolivar, u ndamë me kujtime dhe mbresa të jashtëzakonshme”, ka shkruar Osmani.
Faleminderit President Petro për pritjen, mirënjohëse pafund për nderimin që iu bë Kosovës, ka shtuar Osmani./Indeksonline/