75 Mall Live Search
09:33 / E Martë, 07 Maj 2024 / L K

SHBA-ja dhe BE-ja koordinojnë agjendën e tyre për Ballkanin Perëndimor

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, njofton se së bashku me zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav Lajçakun për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor.- Advertisement –

“Zëvendësndihmëssekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçakun më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar O’Brien në X.

Në një reagim në rrjetet sociale Lajçaku njoftoi se ka mbërritur në SHBA dhe është takuar me Escobarin.

“Pata një takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së Escobar, me disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera pasuruese gjatë qëndrimit tim këtu”, shkruan Escobari.

Dy emisarët Escobar dhe Lajçak që kanë mbuluar Ballkanin Perëndimor me postet e tyre kanë qenë aktivisht të angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi duke ia dalë t’i bindin palët që t’i pranojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e Ohrit, të cilat megjithatë po hasin në vështirësi në zbatim. DASH-i ka konfirmuar se Escobari pritet të marrë një pozitë të re ndërsa Lajçak është nominuar për ambasador të BE-së në Zvicër.