75 Mall Live Search
17:59 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kur bëni thashetheme dëmtoni edhe veten

T’i rezistosh tundimit për të sjellë thashetheme të dyshimta ose për të folur keq për njerëz të tjerë është një gjë, por gjërat bëhen më të komplikuara kur flisni me një grup thashethemaxhinjsh. “Ndonjëherë njerëzit fillojnë të thonë fjalë dashamirëse, dhe dikush bën një koment që inicion një seancë të thashethemeve të plota”, thotë Schëeitzer. Nëse ndërgjegjja ju thotë se subjektet e diskutimit nuk do ta pëlqenin atë që po dëgjonin, është koha që t’i jepni fund asaj bisede.

Kur një mik po fillon një histori sulmuese për dikë që e njihni, taktika juaj më e mirë është të pyesni përse po jua tregon, thotë Schëeitzer. Ky do të ishte paralajmërimi i parë që nuk jeni të kënaqur me diskutimin. Ata ndoshta do të thonë se mendonin se do të ishit kureshtar, por mund ta mbyllni bisedën duke treguar se nuk doni të flisni mbi atë temë.

Të gjithë bëjnë thashetheme dhe sapo filloni të nxirrni pak nga pak info pikante, është e vështirë të ndaloni.Psikologët kanë studiuar procesin e thashethemeve – të mësosh nga gabimet e të tjerëve, të dish si t’i shmangësh dhe të zhvillosh rregulla shoqërore – por as nuk mund të mohohet se thashethemet mund të jenë thjesht një lëndim i vogël.

Me përhapjen e thashetheme djallëzore nuk lëndohet vetëm subjekti i thashethemeve, por edhe personi që e shpreh atë shfaq një imazh të keq, të pasjellshëm dhe të papjekur, thotë Sharon Schëeitzer, një ekspert i etiketës ndërkombëtare dhe themelues i Protokollit dhe dhe Rregullave të mirësjelljes në mbarë botën. Flisni keq për një person shumë shpesh dhe reputacioni juaj duke u marrë me thashetheme do t’i bëjë të tjerët të mos ju besojnë.

Provoni të ndryshoni temën me një zgjedhje më të sigurt, për shembull për planet e udhëtimeve apo ngjarjet aktuale. Nëse personi u kthehet mbrapsht thashethemeve, ju duhet të bëni të qartë se nuk jeni të interesuar për t’i dëgjuar ato.