75 Mall Live Search
21:56 / E Diele, 19 Tetor 2025 / F.R

115 km/h në zonën 50 km/h në fshatin Mirosalë, policia gjobit 29-vjeçarit

Policia e Kosovës ka njoftuar rreth orës 16:40, në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, saktësisht në fshatin Mirosalë, patrulla e Njësisë së Trafikut Rrugor ka hasur në flagrancë një automjet të tipit Audi me targa vendore, i cili po qarkullonte me shpejtësi prej 115 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Sipas njoftimit, matja e shpejtësisë është bërë me veturën zyrtare të pajisur me radar statik, që është pjesë e planit operativ për kontrollin e shpejtësisë në zonat me rrezik të shtuar.

Ndaj shoferit A.N. (29 vjeç), është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj. Po ashtu, i njëjti është përjashtuar nga komunikacioni.

Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, pasi tejkalimi i shpejtësisë dhe moskujdesi gjatë ngasjes mund të shkaktojnë aksidente me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.