75 Mall Live Search
15:26 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, uron për festën e Vitit të Ri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zgjedhur që përmes një video t’i urojë festën e Vitit të Ri qytetarëve të Kosovës, ku gjatë kësaj paraqitje ka folur edhe për arritjet e qeverisë së tij.

Hoti ka zgjedhur platformën e ‘Facebook’, që të ndajë këtë urim, duke thënë se pakoja ekonomike ka qenë një ndër më të mëdhatë në vend, gjersa ka vlerësuar se Kosova ka qenë një ndër vendet që ka menaxhuar më së miri pandeminë.

“Qeveria ka bërë të pamundurën për t’iu dalë në ndihmë të gjithëve. Mbase kjo mbështetje nuk ka qenë në shkallën që qytetarët tonë e meritojnë. Pakoja jonë ekonomike ka qenë ndër më të mëdhatë”, ka theksuar ai në rajon.

Kryeministri Hoti ka falënderuar edhe punonjësit shëndetësor, policët, inspektorët e qytetarët për, siç thotë ai, profesionalizmin e treguar përgjatë pandemisë.Ai ka thënë se angazhimi i jashtëzakonshëm i mjekëve, infermierëve, policëve, inspektorëve dhe vetë qytetarët e kanë renditur Kosovën ndër vendet me sukses që e kanë menaxhuar këtë pandemi.