75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 16 Maj 2024 / AR

A do të përformojë Dua Lipa në “Sunny Hill Festival”?

Kohët e fundit në disa media online ka qarkulluar lajmi se këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa nuk do të përformojë në edicionin e sivjetëm të “Sunny Hill”.

Indeksonline ka kontaktuar me Alban Kastratin nga “Sunny Hill”, i cili tha që nuk ka asgjë të konfirmuar.

Sunny Hill Festival – Dua Lipa & Martin Garrix – Loud Music Entertainment

Ai u shpreh se këto lajme që kanë qarkulluar nuk janë të konfirmuara.

“Lajme të pa konfirmume dhe lajme që i kanë hedhur ata vetë. Nuk kemi koment”, tha ai.

Kujtojmë se festivali do të bëjë rikthim në Prishtinë pas një pauze njëvjeçare, si shkak i përgatitjeve të lokacionit në fshatin Bërnicë e Poshtme.

Emrat të cilët janë zbuluar deri më tani që do të përformojnë janë Yll Limani, Burna Boy, Regard dhe Black Coffee ndërsa pritet të zbulohen edhe yjet e tjerë. Ky festival do të mbahet nga 25 korriku deri me 28 korrik./Indeksonline/

Sunny Hill Festival – YOUROPE