75 Mall Live Search
17:41 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / Z S

Abdixhku nga Irzniqi i Deçanit: Takuam edhe këtu mbështetës e qytetarë që kërkojnë ndryshimin për të ardhmen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me qytetarë në fshatin Irzniq të Komunës së Deçanit, ku ka paraqitur programin e tij politik.

Nga Deçani ai tha se aty ka takuar mbështetës e qytetarë që mes dëshmive historike të fshatit të tyre, kërkojnë ndryshimin për të ardhmen.

May be an image of 1 person, crowd and text

”Në Irzniq të Deçanit, u ndalëm para tubimit në Gjakovë. Takuam edhe këtu mbështetës e qytetarë që mes dëshmive historike të fshatit të tyre, kërkojnë ndryshimin për të ardhmen.Deçani flet djathtë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshimi po vjen në çdo fshat e qytet, po rritemi, po forcohemi – po fitojmë, ka shkruar Abdixhiku./Indeksonline/