75 Mall Live Search
20:47 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / S Z

Aksident mes tri veturave në hyrje të Pejës, një veturë rrokulliset dhe përfundon jashtë rrugës

Një aksident trafiku mes tri veturave, ka ndodhur pak çaste më parë në  fshatin Rumun të Pejës, ku si pasojë disa persona janë lënduar.

Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline, shihet se veturat e përfshira në aksident, kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Ndërsa njëra nga veturat është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Në vend ngjarje ka dalë tashmë Policia e Kosovës. Ndërsa si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata në atë pjesë të rrugës./Indeksonline/

No description available.
No description available.
No description available.