75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 26 Gusht 2024 / AR

Aktori i “Gossip Girl” i jep fund beqarisë, martohet në një dasmë private

Dashuria është në ajër për çiftin Amy Jackson dhe Ed Westwick teksa u martuan në një dasmë private në Itali.

Mes një sfondi piktoresk me familjen dhe miqtë e tyre, çifti pati një fundjavë dasme përrallore, transmeton Indeksonline.

Nga festat e tyre para dasmës e deri te ceremonia çdo gjë dukej befasuese. Ed Westwick u shfaq me veshje klasike bardh e zi nga Giorgio Armani. Ai ka kombinuar xhaketën e tij të bardhë me pantallona të zeza dhe ka kompletuar look-un e tij me rregullim.

Për t’u martuar me të dashurin e tij prej shumë vitesh, Amy dukej si nusja më e lumtur me një fustan të bardhë nga Alberta Ferretti. Vetë modeli në vello i shtoi një avantazh mahnitës pamjes.

Grimi i saj rrezatues ishtw perfekte për të kompletuar pamjen e saj si nuse./Indeksonline/