75 Mall Live Search
09:13 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / Z S

Anulohet televotimi, “Big Brother”-i përjashton banorin

“Big Brother Vip Albania” ka bërë të ditur se televotimi i kësaj jave është anuluar.

Kjo për faktin se është përjashtuar banori i kësaj shtëpie, Kristi Lamaj.

Njoftimin e dha Vëllai i Madh përmes një zarfi të zi, i cili mbërriti sot në mëngjes në shtëpi.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi  Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“, thuhej në zarfin e zi që u lexua nga Brikena.

May be an image of one or more people, beard and text that says 'BIG BIGBROTHERVIP BROTHER VIP KRISTI PER) PERJASHTOHẾT NGA GARA'

Theksojmë se Kristi javën e kaluar u largua nga shtëpia përmes murit, por që publiku vendosi që atij t’i jepte edhe një shans./Indeksonline/