75 Mall Live Search
14:18 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / S Z

Arrestohet Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar të hënën me urdhër të SPAK-ut.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Gjithashtu, zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj./A2CNN