75 Mall Live Search
20:19 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / Z S

Arrestohet i mituri në Dragash, mbante veshur bluzën me mbishkrimin ‘’Kosovo i Metohija’’

Një përson i moshës së mitur i komunitetit goran pasditën e sotme është shoqëruar në Stacionin Policor në Dragash.

Kjo është bërë e ditur për Indeksonline nga Komandanti i Stacionin Policor në Dragash, Shaqir Uka.

‘’Një përson sot është shoqëruar në Stacionin Policor në Dragash, përson i moshës së mitur pasi që i njejti ka pasur të veshur një bluzë me mbishkrimin ‘’Dragash, Kosovo i Metohije’’ dhe një emblemë me flamurin serb’’, ka thënë Shaqir Uka, komandant i Stacionit Policor në Dragash.

Më tutje Uka është shprehur se i njejti pas procedurave është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Kundër të njëjtit është filluar procedura hetimore për veprën penale ” nxitja e përçarjes dhe mos durimit”./Indeksonline/