Bebe Rexha publikon foto nga New York-u, shfaqet flamuri kuqezi
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë sot me ndjekësit e saj një pamje nga Staten Island, New York.
Në postim, e cilëson veten “Staten Island mami”, ndërsa vëmendjen e publikut e tërhoqi edhe një detaj tjetër në foto: në sfond shihet i valëvitur flamuri kuqezi, transmeton Indeksonline.
Pamja duket të jetë shkrepur në një rrugë me biznese lokale, ku mes tabelave të ndryshme, flamuri shqiptar bie menjëherë në sy.

Postimi i Bebe Rexhës ka bërë bujë në rrjetet sociale, duke u komplimentuar si çdoherë për paraqitjet plot motiv./Indeksonline/

