75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 12 Shtator 2025 / Z S

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin e së premtes.

Nga pamje të siguruara nga Klan Kosova, Xhevahire Izmaku e Nismës, Xhafer Tahiri i LDK-së, Ferit Idrizi i PDK-së dhe Mensut Ademi i AAK-së u panë në humor të mirë e të buzëqeshur teksa shijonin kafen e mëngjesit.

Kjo tregon se mes këtyre kandidatëve ka një relacion mjaft të shëndetshëm, ani pse janë në garë për të zënë “karrigen” e të parit të Vushtrrisë./Indeksonline/