75 Mall Live Search
18:16 / E Diele, 01 Shtator 2024 / Gj. Sh

Bie çmimi i naftës, por autobusët e Pejës e rrisin çmimin e biletës për studentë

Edhe pse çmimi i naftës ka rënë dukshëm, biletat e autobusëve në disa qytete të Kosovës vetëm po shtrenjtohen.

Një prej tyre është edhe Peja.

Lexuesit e IndeksOnline kanë shprehur shqetësim në lidhje me këtë çështje.

Ata thanë se deri sot çmimi i biletës për studentë në destinacionin Pejë-Prishtinë, ka qenë 4 euro mirëpo, nga sot çmimi është rritur për 1 euro.

Si dëshmi, ata kanë dërguar edhe kuponin fiskal, ku shihet se bileta e autobusit që deri dje i ka kushtuar 4 euro është bërë 5. /IndeksOnline/