75 Mall Live Search
20:00 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / AR

Çifti i njohur martohet në fshehtësi

Aktorja Olivia Munn dhe komediani John Mulaney u martuan në fshehtësi, mëson revista People.

Çifti u martuan fundjavën e kaluar në një ceremoni private në shtëpinë e një miku në shtetin amerikan të Nju Jorkut, tha për mediat një burim i afërt me Mulaney, transmeton Indeksonline.

Në dasmë ishin të pranishëm vetëm dëshmitari dhe djali dyvjeçar i Olivias dhe Johnit, Malcolm. 

Lajmi i mirë vjen pasi aktorja zbuloi në mars se ishte  diagnostikuar me kancer gjiri vitin e kaluar . “Kancerit nuk i intereson kush je. Nuk ka rëndësi nëse ke një fëmijë apo nuk ke kohë. Ai vjen dhe nuk ke zgjidhje tjetër veçse ta përballosh kokën”, tha ajo për revistën People në mars./Indeksonline/