75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / Z S

Concentrix Balkans: Nga Kosova, duke shtyrë përpara zhvillimin rajonal

Kur udhëheqës të biznesit nga i gjithë rajoni u mblodhën në Sarajevë më 23–24 tetor për konferencën e parë dhe më të madhe të ABSL Western Balkans, Concentrix Balkans u dallua që në fillim. Si sponsor dhe partner kryesor, kompania prezantoi jo vetëm prezencen e tyre, por edhe vizionin, kapacitetin operacional dhe përkushtimin për një zhvillim të mbështetur te njerëzit.

Duke përmbledhur rrugëtimin e kompanisë dhe rritjen e shpejtë në rajon, Oliver Derler, CEO i Concentrix Balkans, Austri & Hungari, tha:

Kosova ishte hapi ynë i parë në Ballkan,”. Ai gjithashtu theksoi se:
 “Nga një lokacion i vetëm në vitin 2015 në 10 lokacione4 shtete, ekipet tona janë rritur me një shpejtësi dhe ambicie të jashtëzakonshme. Vetëm këtë vit hapëm lokacione të reja në Prizren dhe Mitrovicë, zgjeruam portofolin me klientë të rinj global dhe pamë Game Changers tanë të sjellin inovacion dhe rezultate frymëzuese. Pjesëmarrja në ABSL Western Balkans dhe prezantimi i rrugëtimit tonë në një skenë rajonale e theksoi një të vërtetë të thjeshtë: kur investon në njerëz, kulturë dhe ekspertizë lokale, nuk rrit vetëm biznesin – krijon ndikim që ndihet në të gjithë Ballkanin e më gjerë.”

Një nga momentet kryesore të konferencës ishte prezantimi i Tranda Gjonbalaj Pefqeli, Associate Director of OperationsConcentrix Balkans, e cila ka qenë me kompaninë që nga dita e parë në Kosovë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e saj. Në bisedën e saj me Nadina Gradaščević Managing Director ABSL BiH, Tranda ndau përvojën e saj në zhvillimin dhe harmonizimin e proceseve të punës në të gjithë Ballkanin, duke theksuar rëndësinë e kulturës, besimit dhe inovacionit:

Të jem pjesë e ngjarjes më të madhe të këtij lloji në Sarajevë ishte një nder i jashtëzakonshëm,” tha Tranda.

“Të qëndroja në një skenë rajonale dhe të ndaja historinë tonë më kujtoi edhe një herë se baza e suksesit tonë ka qenë gjithmonë njerëzit tanë – puna, përkushtimi dhe qëndrueshmëria e tyre. Si një nga punonjëset e para në Kosovë, kam parë në çdo hap se si vizioni dhe energjia e duhur mund të sfidojnë kufijtë dhe të ndërtojnë diçka që zgjat.

Ajo që kemi arritur gjatë 10 viteve të fundit më mbush me krenari. Të prezantoj rrugëtimin tonë në këtë konferencë ishte një mundësi për të treguar talentin, angazhimin dhe forcën e bashkëpunimit që ka shtyrë rritjen tonë – në rajon, por mbi të gjitha në Kosovë, ku gjithçka filloi dhe ku themeli ynë mbetet më i forti.

Prishtina mbetet themeli i rrugëtimit të Concentrix në Ballkan. Nga një lokacion i vetëm në vitin 2015, deri te një rrjet prej 10 lokacionesh të suksesshme në 4 shtete, 10-vjetori i Concentrix Kosovë këtë vit thekson vizionin, përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e ekipeve të saj, të cilat kanë shndërruar talentin lokal në ndikim rajonal.

Në nivel global, Concentrix operon në mbi 70 shtete, u shërben më shumë se 2,000 klientëve dhe ka fituar 176 çmime të industrisë. Por është pikërisht fryma që nisi në Kosovë – një kombinim i ambicies, inovacionit dhe përkushtimit njerëzor – ajo që vazhdon të udhëheqë ndikimin e kompanisë në Ballkan, duke treguar se fuqia lokale mund të krijojë sukses rajonal dhe global.

Konferenca ABSL Western Balkans 2025 ishte shumë më tepër se një mbledhje liderësh biznesi – ajo tregoi se çfarë mund të arrijë rajoni kur vizioni, bashkëpunimi dhe talenti bashkohen. Për Concentrix, ngjarja vuri në pah jo vetëm arritjet e deritanishme, por edhe planet ambicioze që ekipet po i çojnë përpara, duke formësuar të ardhmen e shërbimeve të biznesit në Ballkan.

Shikoni videon për momentet kryesore të konferencës dhe për të parë se si Concentrix po zhvillon të ardhmen e industrisë në rajon./Indeksonline/