Dafina po martohet, Dj Geek “bëhet” i gjallë, kapet mat në Prishtinë

Artisti Dj Geek po vazhdon të jetë i kërkuar për mbrëmje muzikore.
Ai ka nisur sezonin fuqishëm duke argëtuar mijëra persona. Indeksonline ditën e sotme ka kapur mat Dj-n me menaxherin e tij, e kjo është dalja e parë publike pasi Dafina konfirmoi martesën me Kreshnik Gjergjin.
Duket se sukseset për Geek nuk kanë të ndalur.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që ai pritet shumë shpejtë të lansoj projektet e tij të reja të cilat do të jenë flakë e këtë sukses po e arrin bashkë me menaxherin e tij, Anton Bunjaku, me të cilin shihet edhe në fotografi./Indeksonline/
