DiCaprio kapet në momente pasionante me modelen 23 vite më të re (pamje)

Leonardo DiCaprio ka bërë një paraqitje të nxehtë me të dashurën e tij të re, Vittoria Ceretti, teksa dyshja u panë në një klub nate në Ibiza.
48 vjeçari i cili është në lidhje me modelen italiane 25 vjeçare, u panë tejet të dashuruar me njëri-tjetrin, transmeton Indeksonline.
Vittoria e cila është 23 vjet më e re se Leonardo, dukej mahnitëse me një fustan floriri pa rripa.
Leonardo ishte i veshur me një bluzë të zezë teksa dukeshin shumë të përshtatshëm me modelen.

Ende nuk dihet se kur janë takuar saktësisht për herë të parë, por thuhet se janë parë në një premierë në fund të muajit maj./Indeksonline/
