Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, Osmani viziton “Handikos” në Ferizaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, ka vizituar qendrën “Handikos” në Ferizaj.
Ajo ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e stafit dhe anëtarëve të saj.
Presidentja e vendit ka theksuar se Handikosi përfaqëson një vatër të rëndësishme komunitare ku, siç u shpreh ajo, “zemra të mëdha punojnë çdo ditë për të drejta, barazi dhe gjithëpërfshirje”.
Postimi i plotë:
Fuqia më e madhe është humaniteti.
Në Handikos, në Ferizaj, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, takova njerëz që me forcën, vullnetin dhe shpirtin e tyre të madh na mësojnë çfarë do të thotë guximi.
Aty ku shumë shohin barrierë, ata ndërtojnë ura, aty ku të tjerët lodhen, ata vazhdojnë përpara me besim.
Handikos është vatër e komunitetit me zemra të mëdha që çdo ditë punojnë për të drejta, barazi dhe gjithëpërfshirje. Respekt për personat me nevoja të veçanta, të cilët na e kujtojnë se vlerat më të larta të një shoqërie maten me mënyrën si i trajtojmë ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetje./Indeksonline/

