09:48 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / G T

Enzo Fernandez-i do t’i nënshtrohet një operacioni, ka përdorur injeksione para çdo ndeshjeje

Mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandezi pritet që gjatë këtyre ditëve t’i nënshtrohet një operacioni.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari i Chelseat ka kohë që po vuan nga dhembjet e mëdha të hernisë (shomës), shkruan Indeksonline

Enzo ka marrë pothuajse në çdo lojë nga një injeksion për t’i larguar dhembjet para ndeshjeve me fanellën e Bluve të Londrës.

Në rast se lojtari i nënshtrohet operacionit këto ditë, atëherë do të mungojë deri në fund të këtij sezoni.

23-vjeçari gjatë këtij edicioni në Premier League ka zhvilluar 27 ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/