12:48 / E Martë, 30 Prill 2024 / S Z

Eurozona del nga recesioni

Eurozona ka dalë nga recesioni ekonomik, duke mposhtur parashikimet për rritje në fillim të vitit.

Brutotrodukti vendor i saj është rritur për 0.3 përqind në periudhën janar-mars, thonë statistikat e Eurostatit.

Kjo nënkupton që periudha në recesion ka marrë fund, ku GDP-ja e saj ishte tkurrur për 0.1 përqind në çerekun e tretë dhe të katërt të vitit të kaluar, që ishte një recesion teknik.

Rritja ekonomike është kthyer duke mbajtur lart normat e interesit, ku Banka Qendrore Evropiane është përballur me inflacionin, derisa kriza e çmimeve kishte prekur shpenzimet e konsumit.

GDP-ja ka pasur rritje më të madhe sesa që pritje në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë.