75 Mall Live Search
20:46 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / Z S

Fillon riprogamimi i semaforëve në Prishtinë

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë ka filluar riprogramimi i semaforëve.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebookk.

‘’Kemi filluar me riprogramimin e semaforëve në Kryeqytet.Me këto ndryshime do të lehtësohet trafiku në orët e pikut, duke krijuar qasje dhe alternativa për vozitësit.Po krijojmë valën e gjelbër! Duke filluar nga Dardania deri te Bregu i Diellit, sigurojmë një qarkullim më të shpejtë.Ky është vetëm fillimi!’’, ka shkruar Rama.

Së shpejti do të sjellim ndryshime të tjera, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipin tonë të mobilitetit, për ta bërë lëvizjen në Kryeqytet edhe më të lehtë dhe më të organizuar, ka shtuar Rama.