75 Mall Live Search
17:10 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / Z S

I jepet lamtumira e fundit policit nga Kaçaniku

I është dhënë lamtumira e fundit policit dhe ish-ushtarit nga Kaçaniku, Muhamet Lika.

Polici dhe ish-ushtari nga Kaçaniku, Muhamet Lika, ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një ngjarje të dhimbshme të ndodhur dje.

Lika, i njohur për karakterin e tij të fortë, urtësinë dhe sjelljen e tij të përkryer, ka shërbyer për shumë vite në sigurinë e qytetarëve, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme.

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të gjithë ata që e njohën. Trishtimi dhe humbja e tij do të ndihen thellë në komunitet.

Pjesëmarrës në varrimin e ish-policit nga Kaçaniku kanë qenë edhe Gluak Konjufca e Elmi Reçica.

Po ashtu sot gjatë ditës lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka mbajtur sot konferencë për media.

Prokuroria ka hedhur poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen.

No description available.

Prokurori ka thënë se të gjitha provat tregojnë se vrasja ka qenë e planifikuar.

No description available.

”Nga provat e mbledhura deri tani, nuk ka asnjë indikacion që të dyshuarit kanë pasur qëllim grabitjen. Qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi. Viktima ka marrë vetëm një goditje me armë zjarri. Në momentin e sulmit, ai nuk kishte të veshur jelek antiplumb, pasi ngjarja ka ndodhur në një orar të pasdites, jashtë detyrës së tij zyrtare” ka thënë kryeprokurori Çerkini.

Po ashtu lidhur me rastin për Indeksonline kanë folur edhe familjarët e të ndjeri.

“Rasti na ka prekur shumë. E kemi marrë vesh shumë vonë mbrëmë. As nuk na ka shkuar në mendje dhe as nuk e kemi imagjinuar që mund të ndodhte një vrasje e tillë. Ishte një tronditje e madhe për ne. Ai ishte njeri i lumtur dhe i hareshëm. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur dhe nuk mund të dyshojmë te askush. Besoj se organet hetimore do të merren me rastin dhe do ta zbardhin të vërtetën”, ka thënë për IndeksOnline Muzafer Lika, djali i axhës së policit të vrarë.