75 Mall Live Search
17:24 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / Z S

Ish aktivisti i VV-së në Podujevë i bashkohet Hysenit të LDK-së

Ish- aktivisti i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje, Mentor Majaci nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e LDK-së.

Kështu ka bërë të ditur , kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni.

Majaci disa ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga VV-ja me arsyetimin se profesionistët dhe aktivistët e ndershëm po injorohen e përjashtohen, ndërsa po përkrahen mediokriteti dhe besnikëria ndaj individëve, jo ndaj parimeve.