75 Mall Live Search
14:13 / E Martë, 20 Janar 2026 / Z S

Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafik gjatë një jave, në Prishtinë

Drejtoria e policisë së kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon zbatimi i masave për rritjen e sigurisë në trafik, përmes monitorimit të vazhdueshëm dhe shqiptimit të gjobave ndaj kundërvajtësve.

Sipas policisë, në kuadër të këtyre aktiviteteve, Njësiti i trafikut të kryeqytetit po realizon shqiptimin e gjobave bazuar në monitorimin e kamerave të sigurisë, si edhe gjatë zbatimit të detyrave të rregullta në terren.

Nga data 13 deri më 19 janar 2026, kjo njësi ka shqiptuar gjithsej 1.369 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë edhe përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes. Shkeljet janë evidentuar përmes kamerave të sigurisë dhe kontrolleve direkte në komunikacion.

Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngsjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve.