Kjo është bluza që mbante i mituri i cili u arrestua sot në Dragash

Një përson i moshës së mitur i komunitetit goran pasditën e sotme është shoqëruar në Stacionin Policor në Dragash.
‘’Një përson sot është shoqëruar në Stacionin Policor në Dragash, përson i moshës së mitur pasi që i njejti ka pasur të veshur një bluzë me mbishkrimin ‘’Dragash, Kosovo i Metohije’’ dhe një emblemë me flamurin serb’’, ka thënë Shaqir Uka, komandant i Stacionit Policor në Dragash.

E Indeksonline ka siguruar bluzën që mbante veshur i mituri që u arrestua nga Policia.
I njejti është shoqëruar në Stacion Policor, për shkak se ka kryer veprën penale ‘’Nxitje e urretjes’’./Indeksonline/