75 Mall Live Search
16:26 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / Z S

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës po përballen me një fluks të shtuar të mërgimtarëve dhe qytetarëve që po hyjnë në vend.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata po regjistrohen në dalje të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Aktualisht, pika më e ngarkuar për të hyrë është ajo të Dheu i Bardhë, ku pritjet po zgjasin deri 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të ulëta dhe lëvizja po bëhet më shpejt. /IndeksOnline/