Koci me kritika ndaj deputetëve të Kuvendit: Kur është në pyetje pushimi, festat dhe interesi personal, merren vesh menjëherë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sot për të konstituuar Kuvendin mirëpo përsëri nuk ia dolën.
Mirëpo përkundër dallimeve për konstituimin e Kuvendit ata u morrën vesh që seanca e radhës të mbahet jo mbas 48-të orëve, të premten por nesër.
E lidhur me këtë avokati i njohur, Arianit Koci ka pasur kritika. Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh se kur është në pyetje pushimi, festat dhe interesi personal, merren vesh menjëherë.
Postimi i plotë:
Kur është në pyetje pushimi, festat dhe interesi personal – deputetët merren vesh menjëherë!
Sot ishim marë vesh që të premten mos me e mbajtë seancën. Me festu.
Bajram!
Por kur është fjala për popullin – 26 herë dështim radhazi!
Asnjë marrëveshje për të mirën e vendit.
Asnjë përgjegjësi për votuesin që i solli aty.
Vetëm kalkulime, hesape dhe ruajtje të pozitave.
Turp!
Kuvendi është kthyer në arenë pazari – jo institucion shtetëror.
E populli – veç po e shikon.
Por jo edhe për shumë gjatë.
Po vjen dita me ua tregu se kujt i takon ky vend.
Dhe kush duhet ta përfaqësojë me dinjitet./Indeksonline/