75 Mall Live Search
23:45 / E Hënë, 24 Mars 2025 / Z S

Komisionerja e BE’së i uron Shqipërinë dhe RMV’në që po e hapin shtegun për marrjen e parafinancimit nga Plani i Rritjes

Marta Kos, komisionerja e Bashkimit Evropian ka përgëzuar Shqipërinë si dhe Maqedoninë e Veriut, për marrjen e parafinancimit nga Plani i Rritjes nga BE-ja-ja.

Përmes një reagimi në rrjetin social ”X” ajo është shprehur se ky është hap që nxitë në zbatimin e reformave kyçe.

“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes të BE-së.Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në”, ka shkruar ajo në “X”./Indeksonline/