75 Mall Live Search
16:27 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / Z S

Koordinatori për luftimin e Krimit Ekonomik takohet me kryeprokurorin Isufaj, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Gjatë ditës sw sotme kryeprokuror i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka zhvilluar takim me Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe hetimin e rasteve të profilit të lartë në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Tutje, shtohet se ata janë dakorduar për intensifikimin e koordinimit, shkëmbimin e informatave si dhe, mbështetjen e kapaciteteve për të rritur efikasitetin në ndjekjen penale./Indeksonline/