Mefi merr përkrahje nga llapjanët: Llapi është dhe do të jetë gjithmonë në ballë të ndryshimeve pozitive

Kandidati i VV-së për deputet, Mefail Bajqinovci sot ka qëndruar në qytetin e Podujevës.
Nga aty deputeti i VV-së u shpreh se Llapi është dhe do të jetë gjithmonë në ballë të ndryshimeve pozitive.
”Podujeva si çdo herë Llapi frymon me Lëvizjen Vetëvendosje 118!Llapi është dhe do të jetë gjithmonë në ballë të ndryshimeve pozitive!”, ka shkruar Bajqinovci.

Mbështetja e jashtëzakonshme dhe pjesëmarrja masive e qytetarëve është dëshmi e besimit në vizionin e Lëvizjes, ka shtuar më tutje deputeti i VV-së./Indeksonline/