Mefi vazhdon viztat në teren, merr përkrahje në Prishtinë e Mitrovicë
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka vazhduar vizitat nëpër teren.
Ai fillimisht ka zhvilluar takim me disa prej bizneseve në lagjen Kodra e Trimave të Prishtinës.
Sipas Bajqinovcit, këto biznese janë shembull i punës, përkushtimit dhe zhvillimit lokal që kontribuon çdo ditë në ekonominë e kryeqytetit.
Ndërsa pjesën e dytë të ditës ai ka qëndruar në Mitrovicë ku ka vizituar kompaninë që mbulon pothuajse krejt zinxhirin e produkteve të betonit./Indeksonline/

