Musliu-Shoshi drejt mandatit të radhës si deputete: Bashkë, për Kosovën që e duam

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë publike listën e kandidatëve për deputet.
Pjesë e listës është edhe deputetja Ariana Musliu-Shoshi që synon edhe një tjetër mandat në Kuvedin e Kosovës.
Musliu-Shoshi thotë se ky rrugëtim vazhdon me ju, për Kosovën që e duam, për drejtësinë që e meritojmë dhe për të ardhmen që do ta ndërtojmë së bashku.

‘’Ky rrugëtim vazhdon me ju, për Kosovën që e duam, për drejtësinë që e meritojmë dhe për të ardhmen që do ta ndërtojmë së bashku.Me vendosmëri të palëkundur, mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe besimin tuaj, si dhe me dashuri të pakushtëzuar për Kosovën tonë, rikandidoj në listë për deputete në Kuvendin e Kosovës, në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin #18’’, ka shkruar Shoshi-Musliu.
Ky rrugëtim dhe ky mision i përbashkët mund të vazhdojë vetëm me mbështetjen dhe votën tuaj, ka shtuar më tutje deputetja e PDK-së./Indeksonline/