Një kosovar arrestohet në Itali, ishte dënuar me 12 vjet burgim për drogë

Një 35 vjeçar nga Kosova u arrestua në Portin e Anconës nga policia italiane.
I njëjti ishte dënuar me 12 vjet burgim për trafikim droge.
Arrestimi i tij ndodhi pas një operacioni policor që u zhvillua në këtë port.
Aty u kontrolluan veturat dhe mjetet e tjera të transportit që kishin ardhur nga Shqipëria, raportojnë mediat italiane./Indeksonline/