Osman Azemi vizitohet në spital nga Konsullja e Kosovës në Stamboll, Suzan Novobërdaliu
Aktori i njohur, Osman Azemi, po kalon një periudhë të gjatë trajtimi shëndetësor, ndërsa sot ka pranuar një vizitë të veçantë nga Konsullja e Kosovës në Turqi, Suzan Novobërdaliu.
Vizita u bë publike përmes rrjeteve sociale, ku u nda një foto nga ambientet e spitalit, përkrah postimit të mjekut që po e ndjek procesin e tij shëndetësor, shkruan Indeksonline.
Sipas mbishkrimit, Konsullja Novobërdaliu dhe bashkëpunëtorët e saj e kanë vizituar Azemin, duke i uruar shërim të shpejt.
“Falenderojmë për vizitën dhe mbështetjen,” shkruhej në postim.
Aktori shihet i buzëqeshur ndërsa vizita duket se ka qenë një moment inkurajimi për të në këtë fazë të trajtimit./Indeksonline/


