75 Mall Live Search
20:48 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / S Z

Osmani nga Riadi: Njohja nga Siria nuk erdhi brenda natës, do të ketë shumë lajme të mira në muajt në vijim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas vendimit që Siria mori për ta njohur pavarësinë e Kosovës, ka paraljmëruar se do të ketë “lajme tjera të mira për Kosovën”.

Ajo ka thënë se të gjithë atë që kanë pyetur se pse ndodhet në Arabinë Saudite në këtë kohë, tash e kanë përgjigjen.

E para e vedit  ka thënë se në këtë vizitë përveç forcimit të partneritetit me Arabinë Saudite dhe finalizimin e njohjes nga Siria, ka zhvilluar takime me zyrtarë të shteteve tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe siç ka thënë ajo frytet tjera të kësaj vizite do të shihen në të ardhmen.

“E di se shumë kanë pyetur pse jeni në Riad në këto momente, tash besoj e dini pse, ka qenë një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme një vizitë që ka fuqizuar partneritetet tona në radhë të parë me Arabinë Saudite por tani edhe me njohjen nga Siria, por edhe shumë shtete që kemi takuar, përfshirë edhe ato jo-njohëse dhe rezultatet e gjitha këtyre diskutimeve do t’i shihini në të ardhmen”, ka thënë Osmani në një deklarim që e ka bërë në Facebook.

Osmani ka thënë se njohja e Kosovës nga Siria është një lajm i jashtëzakonshëm . Ky akt i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe akti i njohjes ndërmjet Kosovës dher Sirisë, siaps Osmanit është më shumë se sa njohje e sovranitetit shtetëror , është njohje e sakrificës së gjatë të popujve tanë për liri dhe  shprehje e përkushtimit tonë të fortë që të punojmë bashkë me Sirinë që të hapim kapituj të ri të bashkëpunimit.

“Sot sollëm lajmin e  mirë për Kosovën, që Siria e ka njohur Republikën tonë. Êshtë lajm  i jashtëzakonshëm sepse bënë bashkë dy shtete në krijimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ndërshtetërore. Dy shtet eqë kanë buajtur shumë nga luftrat e tmerrshme, dy shtete që kanë humbur shumë. Dy shtet që kanë sakrifikuar shumë dhe n]ë qoftëse është një popull që e ka njohur vërtetës akrificen e popullitë së sirisë për liri, është populli i Kosovës”, ka thënë Osmani.

“Sot ky akt i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe akti i njohejs ndërmjet Kosovës dher Sirisë , është më shumë se sa njohje e sovranitetit shtetëror , është njohje e sakrificës së gjatë të popujve tanë për liri dhe  është shprehje e përkushtimit tonë të fortë që të punojmë bashkë me Sirinë që të hapim  kapituj të ri të bashkëpunimit”, ka thënë Osmani.