75 Mall Live Search
10:58 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / Z S

Osmani thërret seancën konstituive të kuvendit, për ditën e nesërme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur seancën kostituive për ditën e nesërme.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e presidencës.

”Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, presidentja ka vendosur që seancën konstituive të kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit seanca do të mbahet duke filluar nga ora 12:00./Indeksonline/