PDK dorëzon nesër në ora 16:00 lista e kandidatëve për deputetë në KQZ

Partia Demokratike e Kosovës pritet që nesër në ora 16:00 ti dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kanditatëve për deputet.
Kështu bëjnë me dije burimet e Indeksonline brenda PDK-së.
Theksojmë se deri më sot 5 subjekte politike kanë dorëzuan kërkesat për certifikim dhe listat me kandidatët për deputetë në KQZ.
Kjo është konfirmuar nga zëdhenësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Me numrin e përgjithshëm të deputetëve 134. ubjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë: 1. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 35 kandidatë; 2. Jednstvena Goranska Partija (JGP) – 29 kandidatë; 3. Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 35 kandidatë; 4. Srpska Demokratija (SD) – 13 kandidatë; dhe 5. Narodna Pravda – 10 kandidatë; .Afati i fundit për dorëzimin e listës së kandidatëve dhe kërkesës për certifikim është data 11 dhjetor në ora 16: 00 dhe ky afat i vendosur nga ana e KQZ-së mbështetet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet pas procesit të dorëzimit të aplikimit të Listës së Kandidatëve , Zyra për Regjistrim të partive politike vazhdon me aktivitete të tjera siç është edhe bashkëpunimi me institucionet e tjera me qellim të verifikimit të kandidatëve dhe sigurisht për të parë nëse kandidatët emrat të cilëve dorëzohen nga subjektet politike janë në përputhje me nenin 31 për zgjedhjet e përgjithshme “, tha Elezi.
Afati i fundit është nesër në ora 16:00./Indeksonline/