Pensionohet Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka organizuar takim përshëndetës për prokurorin Besim Susuri, i cili ka arritur moshën e pensionimit dhe me këtë rast ka përfunduar edhe mandatin si prokuror.
Në këtë takim, Kryeprokurori Petrit Kryeziu, prokurorët dhe stafi i Prokurorisë Themelore në Prizren, falenderuan prokurorin Besim Susuri për punën dhe kontributin e dhënë në sistemin prokurorial, duke çmuar lart përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë këtyre viteve.
Nga ana tjetër, prokurori i pensionuar, Besim Susuri ka falenderuar të gjithë punonjësit e Prokurorisë Themelore në Prizren për respektin, mbështetjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me ta gjatë periudhës së punës në këtë prokurori./Indeksonline/