75 Mall Live Search
07:48 / E Martë, 05 Gusht 2025 / AR

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, pretjet deri 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Jarinjë dhe Muçibabë ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 10 minuta, kurse në pikat e tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.