75 Mall Live Search
18:06 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / Z S

Përparim Rama: Po e rrisim transparencën, tash aplikimi për leje ndërtimi bëhet online

Qytetarët e Prishtinës tash do të mund të aplikojnë për leje ndërtimi online.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se tash nuk ka nevojë për pritje nëpër sportele. Sipas Ramës, kjo ndikon në rritje të transparencës.

“Për herë të parë qytetarët e Prishtinës aplikojnë për leje ndërtimi online, pa pritë në radhë, pa ardhë në komunë. Ky sistem digjital e përfundon epokën e pritjeve nëpër sportele, ngrit transparencën e lufton korrupsionin. Prishtina, përtej zvarritjeve nëpër sportele”, tha Rama.