75 Mall Live Search
17:38 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Z S

Policia e Kosovës parandalon rast të kontrabandës, konfiskohen 650 pako cigare me banderola serbe e 100 qese duhan pa banderola

Policia e Kosovës konkretisht njësitet e Stacionit Policor të Kufirit (SPMK) Muçivërcë, nën autoritetin e Drejtorisë Rajonale për Kufirin Lindje, ka parandaluar një rast të kontrabandës.

Sipas njoftimit më datë 07 maj 2025, rreth orës 13:45, në fshatin Novosellë, Komuna Kamenicë, njësitet patrulluese kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, Mercedes B 200, ngjyrë gri, me targa BU-048-FK, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar nga Tërnoci i Madh, Bujanoc, Serbi.

Gjatë kontrollit fillestar dhe atij të detajuar në stacion policor, në automjet u zbuluan mallra të kontrabanduara si:

650 pako cigare me banderola serbe,

25 kuti nargjile me shije të ndryshme, pa dokumentacion përcjellës,

100 qese duhan të paketuar, pa banderola.

Personat e përfshirë janë proceduar sipas udhëzimeve të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si vepër penale Kontrabandim me mallra, ndërsa automjeti dhe mallrat e konfiskuara janë dorëzuar në Doganën e Kosovës.

Personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është referuar për veprime të mëtejshme./Indeksonline/