75 Mall Live Search
13:02 / E Premte, 17 Janar 2025 / Z S

Profesori Mustafa synon ulse në kuvend me PDK-në

Bashkim Mustafa po synon një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ai në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë nën petkun e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mustafa ka një përvojë pune prej 17 vjetësh në fushën e ekonomisë.

Kandidati Bashkim Mustafa përfaqëson një kombinim të rrallë të ekspertizës akademike dhe përvojës së thellë në menaxhmentin e lartë.

Si profesor universitar, Mustafa ka ndarë me breza të rinj njohuritë dhe vizionin e tij për zhvillimin ekonomik, duke formuar liderët e ardhshëm të vendit.

Në listën zgjedhore Bashkim Mustafa mbartë numrin 94.

Ai synon t’i shërbejë vendit me të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm, duke sjellë një qasje të bazuar në njohuri dhe përvojë të testuar./Indeksonline/