Pse Gjykata Kushtetuese reagoi 8 muaj me vonesë?
Opinon nga Gani Dreshaj
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e z. Sali Berisha, i marrë tetë muaj pas heqjes së arrestit shtëpiak, nuk është akt drejtësie – është akt politik.
Kjo është pyetja që çdo qytetar i ndershëm duhet ta bëjë sot:
Për çfarë shërben një vendim kushtetues, kur personi për të cilin merret vendimi nuk është më në arrest, por tashmë i lirë dhe me detyrim paraqitjeje?
Në çdo shtet normal të së drejtës, një çështje e tillë do të ishte shpallur pa objekt. Gjykata nuk do të reagonte më, sepse masa kishte përfunduar. Por në Shqipëri ndodh e kundërta:
Gjykata Kushtetuese reagon pikërisht tani – dhe kjo nuk është rastësi.Vendimi i saj nuk synon të mbrojë të drejtat e Berishës. Ai synon të mbrojë shtetin ngapërgjegjësia.
Gjykata thotë:
“Arresti ishte i tepruar, por jo antikushtetues.”
Kjo fjali është juridikisht e ndërtuar për një qëllim të vetëm të mos hapë rrugë për përgjegjësi penale, civile dhe ndërkombëtare ndaj prokurorëve,gjyqtarëve dhe pushtetit politik që e vendosën atë masë.
Nëse Gjykata do të kishte thënë se arresti ishte i paligjshëm, atëherë:
• Shqipëria do të përballej me padi në Strasburg
• do të kishte dëmshpërblime
• do të kishte përgjegjësi personale të zyrtarëve
Këtë sistemi nuk e pranoi.
Prandaj u shpik formula “e tepruar por e ligjshme” – një mashtrim juridik për të larë duart nga
faji.
Unë jam i përfshirë në këtë çështje që nga viti 2021 në nivel ndërkombëtar, me komunikime me Brukselin dhe Berlinin, pikërisht sepse arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte:
• i padenjë
• çnjerëzor
• shkelje e të drejtave të njeriut
• dhe i motivuar politikisht
Lirimi i tij nuk erdhi nga drejtësia shqiptare. Erdhi nga presioni ndërkombëtar.
Tani Gjykata Kushtetuese po përpiqet ta rishkruajë historinë: ta paraqesë këtë padrejtësi si “korrigjim të butë” dhe jo si shkelje.
Por populli e di të vërtetën.Ky vendim nuk u mor për Berishën.U mor për të mbrojtur sistemin që e futi në arrest.
Dhe kjo është arsyeja pse ai vendim erdhi pikërisht tani, kur Berisha tashmë është i lirë:
Jo për drejtësi, por për kontroll politik.

